KRYEFAQJA » LAJME » Bllokimi i produkteve shqiptare nga maqedonësit, ISUV produktet tona të pastra
produktet shqptare

Bllokimi i produkteve shqiptare nga maqedonësit, ISUV produktet tona të pastra

Drejtori i përgjithshëm i institutit të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, Taulant Kalo publikoi të enjten në një konference për shtyp, rezultatet e analizave të pranisë së pesticideve në perimet shqiptare.  Ai konfirmoi se prodhimet bujqësore “made in Albania” janë shumë të pastra e prania e pesticideve është e papërfillshme”. Drejtori i ISUV tha se analizat u kryen për mbi rreth 360 lloje pesticidesh. Ndërkohe Kalo tha se i siguron të gjithë konsumatoret shqiptar për pastërtine e prodhimeve tona bujqësore.