KRYEFAQJA » LAJME » Bllokohen pikat kufitare me Greqinë

Bllokohen pikat kufitare me Greqinë

Një grevë 48 orëshe në Greqi paralizon për 48 orë punën në doganat që lidhin vendin tonë me Greqinë. Policia e shtetit njofton se nga ora 07.00 e mengjesit të sotëm e deri në orën 07.00- të së dielës nuk do të kryhen veprime për automjete në pikat e kalimit Kakavijë, Tre Urat, Përmet, Qafë Bote e Kapshticë. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.