KRYEFAQJA » LAJME » Bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit ku do të kalojë delegacioni i kombëtares
Bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit ku do të kalojë delegacioni i kombëtares

Bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit ku do të kalojë delegacioni i kombëtares

Policia e kryeqytetit ka kaluar në gadishmëri me rastin e mbërritjes së kombëtares shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte atë në Francë. Policia ka marrë masa të larta sigurie për shoqërimin e skuadrës nga Rinasi në qendër të Tiranës, ku skuadra pritet të bëhet pjesë e aktiviteteve për nder të saj. Për këtë qëllim, policia e Tiranës, njoftoi marrjen e masave për bllokimin e disa prej akseve të rëndësishme rrugore ku parashikohet të kalojë skuadra kombëtare dhe delegacioni shoqërues i saj. Bllokimi pritet të nisë nga ora 15:00, dhe do të vijojë deri në orën 20:00. Sipas policisë segmentet rrugore që do të bllokohen nisin që në Aeroportin “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë”, për të vijuar te Mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqiponja” Rruga “Dritan Hoxha” . Për të siguruar kalimin e autobuzit të kombëtares dhe për tu krijuar kushtet e nevojshme të përshëndetjes që ata do të marrin nga qytetarë që priten të dalin në rrugët e kryqytetit, bllokime do të ketë në sheshin “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit”, Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

Po ashtu do të vijojë bllokimi edhe në segmentin nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” Bulevardi “Bajram Curri”. Për aktivitetin e marrjes së pasaportave diplomatike kombëtarja do të shkojë edhe në ministrinë e Jashtme ku pritet të bllokohet Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” Ministri e Jashtme, Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtme Bulevardin “Zhan Dark”kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas festa do të vijojë në kryeministri ku të bllokuara do të jenë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Segmenti rrugor nga Kryeministria Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza” Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi.