KRYEFAQJA » LAJME » Bllokohet puna në doganën e Kapshticës për 48 orë
Bllokohet puna në doganën e Kapshticës për 48 orë

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës për 48 orë

Bllokohet për 48 orë puna në Doganën e Kapshticës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë në një njoftim për shtyp bën të ditur se është njoftuar nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës, duke filluar që nga nesër, e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00.Gjatë këtij harku kohor , dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.