KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bllokohet teliferiku me 45 turistë në Alpet Franceze

Bllokohet teliferiku me 45 turistë në Alpet Franceze

Një difekt i rëndë ka ndodhur dje në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë. Dhjetra persona kanë mbetur të bllokuar në lartësi e duke kërkuar ndihmën e menjëhershmë të trupave të shpëtimit nga ajri. Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë. Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit. Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm. Presidenti i linjës franceze Mont Blanc, ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar ishin në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi me ta”, ndërsa presidenti i Skyway italiane ishtë shprehur se situata nuk perbente rrezik. Në operacionet e shpëtimit të pasegjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë. Kjo linjë ajrore teleferiku është ndërtuar në vitet ’50 e lidh me një udhëtim prej 35 minutash stacionet Punta Helbronner me Charmonix.