KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » BLOGERI ZVICERAN “SUISSE MOI”, VIDEO FANTASTIKE PËR SHQIPËRINË
suisse moi, blogu francez, turizmi shqiptar, gjirokaster, turistet e huaj

BLOGERI ZVICERAN “SUISSE MOI”, VIDEO FANTASTIKE PËR SHQIPËRINË

Suisse Moi, një blog i famshëm zviceran udhëtimesh ka publikuar një video fantastike për Shqipërinë! Një video-udhëtim i Sylvain Nicolier, një udhëtar nomad, që prej 20 vitesh shëtit botën si promotor i bukurive, humorit të mirë, motivues i krijimit. Përpara se të nisej për në Shqipëri, Nicolier publikoi një tjetër video ku kërkonte sugjerime, se cilat zona në Shqipëri ia vlente të shihte. Dhe erdhi dita që ai mbërriti në Shqipëri.

Dhe me një stil krejt të lirë përtej klisheve, Nicolier e nis videon nga Tirana majë një makine, më pas duke ecur me makinë e duke takuar njerëz, duke luajtur në këndin e lojërave të fëmijëve, e deri në majë të Piramidës së ish-diktatorit shqiptar apo majë bunkerëve. Tirana sipas udhëtarit zviceran është qyteti që përfaqëson më mirë vendin, me një përzierje stilesh arkitekturore dhe fesh.

Udhëtimi vijon në Elbasan, ku fokusohen zakonet e vogla të mëngjeseve të këtij qyteti, fëmijët që zbaviten në park, të rinjtë që pinë kafe në tarraca e të vjetrit që luajnë domino. E ku për drekë shijon edhe byrekun. Ndalesa tjetër në liqenin e Ohrit, Tushemisht, ku pi dhe një kafe të mirë. Më pas në Korcë, ku gjen valle tradicionale në rrugë, e ha qoftet tipike shoqëruar me birrën e qytetit e gatime të tjera të zonës. Udhëtimi vazhdon në Voskopojë, Rehovë, ujërat termale të Banjës, një vend absolutisht i qetë dhe magjik, ende i panjohur nga turistët, e vazhdimisht Nicolier bëhet njësh me njerëzit. Nuk lë pa vizituar qytetin e luleve, Përmetin, Gjirokastrën, Syrin e Kaltër, Sarandën, pikënisjen e Rivierës Shqiptare. Ky është eksperimenti i mrekullueshëm i Jugut i blogerit zviceran Sylvain Nicolier, i cili herën tjetër premton se do të eksplorojë edhe Veriun e Shqipërisë..