KRYEFAQJA » LAJME » Blue Origin në Hënë brenda vitit 2020
Blue Origin nw Hënë brenda vitit 2020

Blue Origin në Hënë brenda vitit 2020

Gati pesëdhjetë vjet nga zbritja historike (20 korrik 1969) e Apollo 11 në Hënë, një mori iniciativash të pandërmarra më parë për t’u kthyer në satelitin tonë po vijnë nga shoqëri private që po punojnë për një “garë të re në hapësirë”, po kërkojnë ta përfshijnë edhe NASA-n.

Pak ditë pas lajmërimit të SpaceX (shoqëri e Elon Musk, pronar i Tesla, PayPal, Hyperloop etj.), që tha se është gati të çojë dy turistë-astronautë rreth Hënës në vitin 2018, vjen edhe Blue Origin, shoqëria e Jeff Bezos (Amazon, Washington Post etj.), që është gati për të nisur një shërbim mallrashpër në Hënë me qëllimin për të dërguar atje mjete, teknologji dhe lëndë për të ndërtuar një bazë të përhershme: një projekt që shqyrtohet prej kohësh nga NASA.

“Për Amerikën është koha që të rikthehet në Hënë për të qëndruar, këtë herë”, tha Bezos: “të projektosh dhe të ndërtosh një vendqëndrim hënor të përhershëm është një objektiv i denjë i këtij vendi” dhe sigurisht që ka edhe mbështetjen e qeverisë së re. Në fakt, presidenti i mëparshëm, Barack Obama, i kishte vënë mënjanë planet për një rikthim në Hënë dhe që i kishte kërkuar NASA-s që të merrte në shënjestër Marsin: një adresë që kishte krijuar dyshime dhe shumë kritika, sepse Marsi është goxha larg.

Ndërsa Donald Trump nuk e fsheh dëshirën për ta parë SHBA-në përsëri në Hënë, nga këtu vjen nxitja që i kërkohet Agjencisë Hapësinore, që tani po ribën projektin Exploration Mission 1, që sipas programit nuk duhej të merrte njerëz.

Propozimi i Bezos për të punuar për një infrastrukturë vjen në kohën e duhur: Blue Origin bën gati për këtë punë hedhësin e vet New Shepard (që ka bërë tashmë 5 fluturime duke arritur në 100 kilometra lartësi dhe duke u kthyer në tokë për t’u përdorur përsëri) dhe një anije mallrash, Blue Moon, që do të shkojë në kraterin Shackleton, një nga zonat që mbahet si më të favorshmet për vendqëndrimin.

Blue Moon mundet të transportojë 4.500-5.000 kilogramë lëndë, duke filluar nga korriku 2020, por (nënvizon) “vetëm me bashkëpunimin teknologjik dhe financiar të NASA-s: ne kemi një sistem të aftë që ta rimarrim hedhësin dhe ta dërgojmë një kapsulë drejt e në vendin që duam, por investimet duhet të jenë të përbashkëta”.

Ndërkohë, shoqëri të tjera, janë gati për të dhënë infrastruktura, duke filluar nga Bigelow me modulet e veta të banueshme dhe të fryeshme, ose shërbime shtesë, si United Launch Alliance (Boeing dhe Lockheed Martin), madje që punon edhe për projektimin e një rrjeti transporti për hapësirën ndërmjet Tokës dhe Hënës, domethënë rreth Hënës.

Baza në Hënë