KRYEFAQJA » LAJME » Blushi kërkon të dijë nëse do ketë fushatë në lidhje me referendumin

Blushi kërkon të dijë nëse do ketë fushatë në lidhje me referendumin

Grupi Parlamentar i partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e tij të përjavshme, e cila ka zgjatur për rreth 25 minuta.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, në kuadër të referendumit për kryetarin e kësaj force politike, deputeti Ben Blushi ka kërkuar të dije nese prej kandidatëve do të zhvillohet fushatë.

Ndërkaq bëhet me dije se fushata e kandidatëve do të jetë individuale dhe jo zyrtare.

Lidhur me çështjen e dërgimit të mandatit të deputetit Koço Kokedhima në Gjykatën Kushtetuese, ky i fundit ka mbajtur të njëjtin qëndrim si një javë më parë, duke kërkuar sërish arsyet e dërgimit të mandatit të tij në Kushtetuese.

Në përgjigje, deputetit Kokedhima i është thënë se ky tashme është një vendim i marrë dhe për të i duhet drejtuar Kuvendit.

Ndërkaq para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Kokedhima është shprehur se kjo është një çështje politike dhe se akuzat e ngritura ndaj tij për përfitim të fondeve publike nuk qëndrojnë.