KRYEFAQJA » LAJME » Blushi: Referendumi ishte një farse
ben-blushi_

Blushi: Referendumi ishte një farse

Në qendër të diskutimeve të mbledhjes së grupit parlamentar të partisë socialiste ka qënë zhvillimi i referendumit të së shtunes. Mësohet se deputeti socialist Ben Blushi ka ngritur sërish shqetësimin e tij lidhur me referendumin duke u shprehur edhe një herë se ai ishte farsë. Deputeti Blushi ka pretenduar se pjesemarrja ka qënë e ulët. Në përgjigje të tij, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, ka thënë se çështja e referendumit është tashmë një çështje e mbyllur dhe se për cdo shqetësim, deputeti duhet ti drejtohet Komisionit të Garancive Statutore. Ndërkaq z. Ruci ka thënë se kolegu i tij Blushi duhet ti bëje kërkesë Komisionit Zgjedhor të Partisë, sa i takon materialeve zgjedhore.