KRYEFAQJA » LAJME » Blushi sulmon Ramën dhe synon kreun e PS
Blushi sulmon Ramën dhe synon kreun e PS

Blushi sulmon Ramën dhe synon kreun e PS

Pak më shumë se një muaj e gjysëm nga mbajtja e kongresit të rradhës të PS, partia e më e madhe në Shqipëri, Ben Blushi një nga zërat më kritikë  ndaj kreut të partisë dhe kryeministrit Rama, ka deklaruar se do të jetë sfidanti tij. “Mendoj se këtë punë e bëj më mirë se Edi Rama. E bëj partinë të hapur, e kolegjiale” tha zoti Blushi në emisionin Top Story në Top Channel. Ai formuloi jo vetëm pakënaqësi, por edhe akuza të forta ndaj zotit Rama. Sipas tij në partinë e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vitet e fundit, nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun.
Deklaratat e deputetit të PS nuk janë rrufe në qiellin e hapur. Edhe më parë ai ka qenë mjaftë aktiv dhe kritik. Ndërkaq po kaq e njohur është dhe një prej përgjigjeve të zotit Rama: “Kukuvajkat le të flasin, ne po rilindim Shqipërinë”.