KRYEFAQJA » LAJME » Boks, Tirana kampione
Boks, Tirana kampione

Boks, Tirana kampione

Fundjavën e kaluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në Tiranë u zhvillua Kampionati i 42-të Kombëtar i Boksit për Të Rritur. Pas takimeve mbresëlënëse ekipi i Tiranës, i përgatitur nga trajnerët Skënder Kurti dhe Sead Bushati, me 5 medaljet e arit është renditur kampion. Pas tyre është renditur Vllaznia me 3 të tilla, ndërsa në vendin e tretë, Teuta. Për presidentin e Federatës Shqiptare të boksit, Florend Kalivopulli, ajo që spikati ishte niveli i lartë i konkurrencës.
Aktiviteti më i rëndësishëm i boksit shqiptar ka patur edhe yjet e tij. Boksieri më luftarak është shpallur Denis Nurja i Tiranës, ai i perspektivës Vuksan Guri i Vllaznisë, boksieri më teknik Krenar Zeneli i Flamurtarit dhe boksieri më i mirë, Alban Beqiri i Tiranës.