KRYEFAQJA » LAJME » BOLT, PA PROBLEME NË FINALEN E 200 M
EPA/SRDJAN SUKI
EPA/SRDJAN SUKI

BOLT, PA PROBLEME NË FINALEN E 200 M

Jusein Bolt do të garojë në finalen e 200 metrave, pasi e kaloi pa probleme gjysmëfinalen e kësaj gare, por nuk do të ketë përballë rivalin amerikan, Xhastin Gatlin, i cili nuk arriti të kualifikohej. Gatlini nuk shkoi dot më larg se 20 sekonda e 13 të qindtat, duke mos arritur të sigurojë një vend midis 8-shes finale. Ndërsa ishte tjetër histori ajo e Boltit, i cili regjistroi kohën më të mirë të sezonit, me 19 sekonda e 78 të qindtat. Xhamajkani i kishte si shëtitje 40 metrat e fundit, duke patur luksin të bisedonte edhe me kanadezin Andre De Gras, i cili, nga ana e tij, vendosi një rekord kombëtar me kohën 19 sekonda e 80 të qindtat. Finalja e 200 metrave zhvillohet rreth orës 03:30 të mëngjesit të së shtunës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.