KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bomba dhe të vdekur në Jemen
Bomba dhe të vdekur në Jemen

Bomba dhe të vdekur në Jemen

Dy bomba shpërthyen të enjten në kryeqytetin Sana, në Jemen, duke lënë të vdekur së paku 15 persona. Shpërthimet e njëkohshme ndodhen në xhaminë, al-Balili, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit. Sulmi vjen pas kthimit të presidentit të Jemenit Abdrabuh Mansour Hadi, dy ditë më parë, në qytetin Aden. Ai qe larguar nga vendi qysh në mars, kur rebelët Hutu kishin marrë kryeqytetin. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka arritur t’i largojë rebelët Hutu nga disa zona, përfshirë edhe qytetin Aden. Por rebelet vazhdojnë ta kontrollojnë kryeqytetin. Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5000 njerëz janë vrarë deri tani nga perplasjet em arme, gjysma e tyre civilë.