KRYEFAQJA » LAJME » Borchardt: “Kam besim që Policia e shtetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet”
Borchardt: "Kam besim që Policia e htetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet"

Borchardt: “Kam besim që Policia e shtetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet”

Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit në Shqipëri, ka nisur trajnimi i punonjësve të Policisë së Shtetit mbi detyrat dhe rolin që do të kenë gjatë këtij proçesi. Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, ka gjetur rastin të vlerësojë pozitivisht sjelljen e policisë shqiptare në proceset e fundit zgjedhore, duke shprehur bindjen se ajo do të jetë e paanshme edhe më 18 qershor. “Ju dhe ne sëbashku kemi bërë mjaft progres që nga zgjedhjet vendore të 2007, të cilat ishin të parat që ndanë policinë nga përfshirja politike në proçesi zgjedhor” tha zoti Borchardt. “Raportet e fundit të OSBE-ODIHR që atëherë kanë vërejtur në trend pozitiv rolin e policisë gjatë gjithë proçesit zgjedhor dhe këtë rol ne presim dhe besojmë se do ta ruani” tha ai. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë i konsideroi zgjedhjet e qershorti si shumë të rëndësishme për Shqipërinë, por tha se policia duhet të vazhdojë të realizojë detyrat e përditshme dhe sidomos në luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar dhe sidomos në luftën kundër kanabisit. “Kam besim që Policia e Shtetit do të jetë e paanshme në këtë proçes të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet” tha ambasadori Bernd Borchardt.