KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Boris Xhonson për Daily Telegraph: Pasojat e Brexit janë ekzagjeruar
Boris Johnson speaks during a Vote Leave EU referendum campaign event at DCS Group in Stratford-upon-Avon.
Boris Johnson speaks during a Vote Leave EU referendum campaign event at DCS Group in Stratford-upon-Avon.

Boris Xhonson për Daily Telegraph: Pasojat e Brexit janë ekzagjeruar

Ndasitë mes londinezëve në lidhje me referendumin historik për të dalë nga Bashkimi Europian ishin të dukshme edhe këtë të hënë, ndërsa Britania po zhytet thellë e më thellë në një krizë politike, e cila po shkakton pasiguri mes zyrtarëve botërore dhe tregjeve ekonomike. Kreu i fushatës së Breksit, njëkohësisht, kandidati për kryeministër Boris Xhonson, në një editorial në të përditshmen Daily Telegraf, shkruan që Britania do të vijojë të ketë akses në tregun e vetëm europian. Vendimi shokues i Britanisë për të lënë bllokun europian e ka shtyrë Boris Xhonson ta kthejë vëmendjen në tregjet botërore financiare, të cilat presin të shohin planin e tij për një situatë post-Breksit, dhe të shohin se si dalja e vendit do të ndikojë në tregtinë e vendit me pjesën tjetër të botës. Në editorialin e tij, Xhonson u shpreh se britanikët duhet të ndihen krenarë dhe pozitivë, ndërsa siguroi se pasojat e Breksit ishin hiperbolizuar. Londinezët duken të ndarë në lidhje me komentet e tij. “Nuk jam dakord me të. Nuk mendoj se duhet të jemi krenarë. Mund të ketë diçka pozitive për brezin tim, por ndiej sikur na është vjedhur e ardhmja”, shprehet një banor i Londrës për agjencinë e lajmeve Reuters. Procesi dyvjeçar për të dalë zyrtarisht nga blloku europian do të fillojë kur kryeministri britanik të kërkojë zbatimin e nenit 50 të traktatit të Lisbonës. Kryeministri Kameron ka deklaruar se do të tërhiqet në tetor dhe pritet t’ia lërë këtë detyrë pasuesit të tij.