KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bosnje, qeveria vendos të mbyllë televizionin shtetëror
televizioni shteteror i bosnjes, mbyllet, ebu, bosnje-hercegovine

Bosnje, qeveria vendos të mbyllë televizionin shtetëror

Vendimi i qeverisë së Bosnje Hercegovinës për të mbyllur televizionin publik ngjalli shqetësim në Bashkimin e Transmetuesve Publikë të BE-së dhe organizma të tjera evropiane. EBU-ja kërkoi që autoritetet të gjejnë mënyra për ta mbajtur në jetë televizionin publik, si tregues i lirisë së medias dhe demokracisë. Qeveria në Bosnje mori vendim për mbylljen e televizionit publik për shkak të borxheve të tij, paaftësisë për të paguar, për të mbledhura tarifen nga shikuesit dhe për shkak të mungesës së efikasitetit.