KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Boston, festat vijnë me teknologji të lartë.
lajme teknologji boston dreret robote

Boston, festat vijnë me teknologji të lartë.

Në qytetin e Bostonit në Shtetet e Bashkuara, plaku i vitit të ri vjen pajisur me teknologji të lartë. Dreret tradicionalë janë zëvëndësuar me pajisje robotike të krijuara nga kompania Boston Dynamics, pjesë e gjigandit Google. Robotët katërkëmbësh të quajtur Spot, janë zhvilluar vitet e fundit nga kjo kompani. Ata janë varianti më i fundit i robotit Big Dog, peshojnë nga 80 kg dhe mund të operojnë në mjediset e brëndshme e të jashtme. Robotët kanë sensorë të cilat i përdorin për të lëvizur dhe njohur terrenin, madje edhe për të ruajtur drejtpeshimin, njësoj si qëniet e gjalla. Marina amerikane i ka vënë në provë këta robotë per t’i përdorur ne operacione ku mund të rrezikohet jeta e njeriut. Boston Dynamics u uron gjithë dashamirësve të teknologjisë duke paralajmëruar se me këto ritme, së shpejti, jo vetëm drerët po edhe plakun e vitit te ri mund ta shohim të zëvendësuar nga robotët.