KRYEFAQJA » LAJME » Bota e boksit i thotë Lamtumirë legjendës Muhammad Ali
muhamet ali, boksier, ndahet nga jeta, lajme sport

Bota e boksit i thotë Lamtumirë legjendës Muhammad Ali

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare, legjenda e Boksit, Cassius Clay ose siç e njohin të gjithë Muhammad Ali. Ish kampioni i peshave të rënda në boks ndërroi jetë në një spital të Phoenix në Arizona ku ishte shtruar të enjten për shkak të disa probleme me frymëmarrjen. Muhammed Ali që kishte lënë boksin në vitin 1981 ishte shtruar disa herë në spital dhe vuante prej 30 vitesh nga sëmundja e Parkinsonit. Në historinë e tij jemi të gjithë ne pa dallim moshe. Për të është e gjithë Amerika dhe e gjithë bota. Ai ishte ndryshe nga të tjerët, unik që nga koha e fillimit të boksit kur fitoi medaljen olimpike të artë në Romë në vitin 1960. Ishte elegant dhe i gatshëm të ndryshonte gjithçka nga jeta e tij e mëparshme madje dhe emrin për të shkruar historinë. Histori që nis në vitin 1964 kundër Sonny Liston, kampion në fuqi. Ishte një ndeshje kundër të gjithëve, kundër vendit të tij që i kërkonte të shkonte të luftonte në Vietnam. Por e refuzoi dhe ky refuzim i dhuroi atij titullin botëror dhe lirinë. Ndeshja e shekullit konsiderohet kundër Joe Frazier në vitin 1971 dhe padyshim kundër George Foreman në vitin 1974 në Kingshasa në Zaire. Ali ishte 7 vjet me i madh se Foreman. Por mosha nuk e mposhti Muhammad Alinë. Ai fitoi duke vulosur karrierën e tij të magjishme. Në fund u largua, por më e rëndësishme është ajo që ka lënë pas. Diçka e mrekullueshme. Një shembull për talentet e çdo sporti.