KRYEFAQJA » LAJME » Bota myslymane feston Kurban Bajramin
Bota myslymane feston Kurban Bajramin

Bota myslymane feston Kurban Bajramin

Myslimanët e gjithë botës festojnë sot Kurban Bajramin, të njohur ndryshe me emrin festa e flijimit. Besimtarët e mbledhur në Mekë për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit kryen lutjet sipas traditës në ditën e shënuar. Kurban Bajrami, përkujton gatishmërinë  e Ibrahimit për të flijuar djalin e tij Ismail si akt bindjeje ndaj zotit, por zoti e lejoi të therte një qingj duke ia quajtur të përmbushur detyrimin. Historia e Ibrahimit dhe birit të tij qëndron në themel të Kurban bajramit. Në të gjitha vendet me shumicë myslimane festa e kurban bajramit është ditë pushimi zyrtar, ndërsa njerëzit, veç drekës tradicionale, shkëmbejnë edhe vizita e urime.