KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fluks i madh emigrantësh në Greqi
Fluks i madh emigrantësh në Greqi

Fluks i madh emigrantësh në Greqi

Fluksi i emigrantëve nga zonat e luftës në Afrikën veriore ka përfshirë edhe Greqine. Mbi 150 emigrantë, më se shumti siriane, zbarkuan në  brigjet e ishullit grek Kos të hënën ne mëngjes. Udhëtaret e paligjshëm të detit zbritën nga gomonet me thirrje gëzimi që prekën më në fund toke. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna e fëmijë. Gomonet u gjetën në det nga rojat bregdetare greke dhe u shoqëruan deri në breg. Vetëm në korrik në Greqi mbërritën 50 mijë emigrantë nga afrika veriore dhe Afganistani. Brukseli thotë se mjediset e pritjes së këtyre emigrantëve janë krejt të papërshtashme kurse qeveria në Athinë thotë se mundësitë për strehim e mbajtje të tyre janë jashtë mundësive të saj.