KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teherani për herë të parë emëron një grua si ambasadore

Teherani për herë të parë emëron një grua si ambasadore

Për herë të parë është emëruar një grua ambasadore e Iranit në Malajzi në një pozicion të këtij niveli që prej revolucionit islamik të vitit 1979, njoftoi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

Marzieh Afkham, 50 vjeçe dhe diplomate karriere që prej 30 vitesh, ka qenë zëdhënëse e ministrit të Punëve të Jashtme që nga viti 2013, kur u zgjodh presidenti i moderuar Hassan Rohani.

Gruaja e parë që zgjidhet ambasadore, ishte gjithashtu edhe gruaja e parë zëdhënëse e diplomacisë iraniane.

Pas zgjedhjes së tij si president, Rohani i kishte kërkuar ministrave të vet të emëronin gra në poste të rëndësishme dhe kishte pohuar gjithashtu se nuk do te tolerohej diskriminimi ne qeverine e tij.

Ai ka emëruar gjithashtu edhe tre gra në 11 zëvendëspresidentë.