KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori 2026 me 48 skuadra
Botërori 2026 me 48 skuadra

Botërori 2026 me 48 skuadra

FIFA ka vendosur të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror të futbollit, nga 32 aktualisht në 48. Ky vendim do të aplikohet duke nisur me kampionatin e vitit 2026, i cili mendohet se mund të zhvillohet në kontinentin e Amerikës së Veriut. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e së martës pas votimit në Zyrih të Zvicrës. Projekti mban firmën e kretu të ri të FIFA-s Xhani Infantino. Ai tha se ky format u jep më shumë mundësi kombëtareve për të përjetuar gëzimin e Kupës së Botës dhe pritet të forcojë futbollin dhe ta rrisë atë në vendet e vogla.
Duke zbërthyer skemën zoti Infantino ka bërë të ditur se numri i takimeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla. Skema e Botërorit 2026 është kjo, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje. Turneu do të përfundojë brenda 32 ditëve, një vendim i cili pritet të qetësojë klubet e mëdha evropiane, të cilët kundërshtuan fuqishëm këtë ndryshim.Format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund. Ndryshimi fundit i formatit të kampionatit të Botërorit të futbollit ka ndodhur në vitin 1998.