KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Botohet “Visare të Gollobordës”

Botohet “Visare të Gollobordës”

Historia e brezave, tradita dhe kultura e Gollobordës vinjë me origjinalitet të veçantë në librin “Visare të Gollobordës” me autor studiuesin Mehmet Hasani. Mes rreshtave të librit, bie në sy ndjenja patriotike e autorit, i cili sjell njëherësh fakte, por edhe portretizme të figurave historike të kësaj krahine. “Visaret e Gollobordës, nuk do të sosin. Janë kontribute, janë gjerdan i artë në historinë e popullit tonë. Për të, kanë sakrifikuar patriotë që nga Hazis Lila, Elez Koshi, por edhe shumë intelektualë të tjerë nga të gjitha sferat e jetës” i tha studiuesi Hasani TVSH. Ky është botimi i tretë rreth Gollobordës i studiuesit Mehmet Hasani. I pasur me të dhëna historike e që synon të lerë gjurmë të kësaj treve shqiptare.