KRYEFAQJA » LAJME » Bozdo, Veliaj po mburret me punët e Lulzim Bashës
Enno-Bozdo

Bozdo, Veliaj po mburret me punët e Lulzim Bashës

Ish Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha sot se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, po mburret me punët e Lulzim Bashës si Kryebashkiak. Këtë gjë tha Bozdo bëri edhe sot me Lumin e Tiranës, duke e shitur si projekt të tij, kur në të vërtetë i vetmi kontribut i Veliajt dhe shefit të tij është bllokimi i punës tek Lumi për rikualifikimin urban.Punimet për rehabilitimin e Lumit të Tiranës nisën në janar të vitit 2014 thekson Bozdo, duke shtruar se projekti u bllokua nga Kryeministri duke nderprerë vijimin e punimeve për krijimin e parqeve në të dyja anët e lumit si dhe për hapesirat pedonale .