KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BQE: Dalja e Britanisë nga BE, rrezik për ekonominë
euro

BQE: Dalja e Britanisë nga BE, rrezik për ekonominë

Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se një “Brexit” i mundshëm përbën rrezik për rritjen e Eurozonës. Në buletinin e Bankës thuhet se rreziqet për një rënie të ekonomisë janë ende të lidhura me ecurinë e ekonomisë botërore, me rrezikun që sjell referendumi për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Europë dhe rreziqe të tjera gjeopolitike. Vetë rritja angleze, vijon dokumenti, është tej mase e kufizuar nga pasiguria që rrethon referendumin. Vlerësimet e fundit të BQE flasin për një rritje prej 1.6 për qind në 2016, 1.7% në 2017 dhe po aq në 2018. Sasia lehtësuese e parave që BQE po injekton në financat e BE-së po ndihmon ekonominë, ndërsa një stimul i mëtejshëm pritet të vijë nga masa të tjera që duhet ende të zbatohen.