KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Brace : KLSH të auditojë të gjitha konçensionet
erion brace, klsh, koncension

Brace : KLSH të auditojë të gjitha konçensionet

Kryetar i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe sfidon kontrollin e lartë të shtetit të auditojë të gjitha kontratat konçensionare të dhëna jo vetëm nga demokratët, por edhe nga mazhoranca që ai përfaqëson. Zoti Braçe thotë se ka një diferencë të madhe mes konçensioneve të dhëna nga Berisha dhe kontratave që janë nënshkruar aktualisht, e ndryshimi sipas tij lidhet me kostot. Sa i përket raportit të fundit të OKB-së, dokument përmes së cilit kjo organizatë i kërkonte qeverisë të anulonte tarifën e skanimit, kryetari i komisionit të ekonomisë tha se është e pamundur anulimi pasi përballesh me kosto marramendëse. Për këtë rast Braçe tha se qeveria aktuale të paktën bëri disa përmirësime.