KRYEFAQJA » LAJME » Braçe-Venecia do vendose pro “Vettingut”

Braçe-Venecia do vendose pro “Vettingut”

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erjon Braçe deklaron gjatë një interviste për Televizionin Shqiptar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një akt i rëndë, por i përkohshëm.

Zoti Brace thotë se opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë në favor të zbatimit të ligjit të Vettingut, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e vonoje dërgimin e ligjit për opinionin e kërkuar.