KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, akuza për manipulim buxheti ndaj presidentes Dilma Russef
X brazil protesta kunder presidentes dilma rouseff san paolo shkelje ligji akuza manipulim buxheti

Brazil, akuza për manipulim buxheti ndaj presidentes Dilma Russef

Një Komision i Dhomës së Ulët të Parlamentit në Brazil rekomandoi gjykimin e presidentes, Dilma Russef, nën akuzat për manipulim të llogarive, për të fshehur problemet e buxhetit shtetëror gjatë rizgjedhjes në vitin 2014. Komisioni votoi me 38 vota pro dhe 27 kundër, duke thënë se ka bazë për gjykim të Russefit lidhur me këto akuza. Nëse edhe dhoma e lartë e Parlamentit do të votojë me shumicë të thjeshtë për ta dërguar Rusefin në gjykim, ajo do të pezullohet nga posti. Lajmi bëri që mijëra mbështetës të saj të dalin në rrugë për të kundërshtuar akuzat ndaj presidentes. Mes protestuesve ndodhej edhe ish presidenti Lula da Silva që deklaroi se do të luftjë për të mbrojtur aleaten e tij.