KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, anullohet vendimi për shkarkimin e Presidentes
Presidentja e Brazilit, Rusef

Brazil, anullohet vendimi për shkarkimin e Presidentes

Kryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve të Brazilit, Valdir Maranhoa, anuloi vendimin e muajit të kaluar të këtij organi për shkarkimin e presidentes së vendit Dilma Rusef. Kryetari i Kuvendit sqaroi se vendimin e ka marrë për shkak të parregullsive në seancë dhe votime në lidhje me këtë çështje në 17 prill. Udhëheqësit opozitarë deklaruan se vendimin e tij do ta paraqesin para Gjykatës së Lartë të Brazilit për apel. Ky vendim i kryetarit te Kuvendit krijon një konfuzion të plotë mes ligjvënësve. Presidentja Dilma Rusef e akuzuar për shpërdorim të parave publike në vitin 2014, viti i rizgjedhjes së saj, dhe në vitin 2015 për fshehjen e madhësisë së krizës ekonomike, e mohon të ketë bërë ndonjë krim dhe e quan përpjekjen për shkarkim të saj si grusht shteti.