KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil: Dilma rrëzohet përfundimisht nga detyra
Brazil: Dilma rrëzohet përfundimisht nga detyra
EPA/ANTONIO LACERDA

Brazil: Dilma rrëzohet përfundimisht nga detyra

Senati brazilian ka miratuar heqjen nga detyra e presidentit Dilma Rousseff me 61 vota në favor dhe 20 kundër. Dilma bie përfundimisht nga detyra dhe Michel Temer do ta marrë këtë detyrë si i 37-ti president i Republikës së Brazilit.

Temer ka regjistruar një mesazh të shkurtër për kombin të cilin e siguron se “qeveria e tij do të jetë për pajtim kombëtar”. “Nuk ka as fitues as humbës”, nënvizoi Temer në mesazhin e shkurtër, në të cilin i drejtohet edhe opozitës së re, që drejtohet nga Partia e Punëtorëve e kryesuar nga Dilma dhe Lula.