KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, Dilma Rusef në prag të shkarkimit
dilma rusef

Brazil, Dilma Rusef në prag të shkarkimit

Dilma Rusef ndoshta po jeton orët e saj të fundit në krye të Brazilit, ndërkohë që senatorët përgatiten ta heqin sot nga presidneca për ta nënshtruar ndaj një procesi shkarkimi për shkak të fshehjes së parave publike. Presidentja apeloi dje në mbrëmje para juridiksionit të lartë duke i kërkuar të anulojë atë që ajo e quan një “grusht shteti institucional pa armë dhe bajoneta”. Senatorët do të mblidhen në seancë plenare për të votuar mbi hapjen formale të procesit të shkarkimit të Rusef, femra e parë presidente e zgjedhur në vitin 2010 në vendin më të madh të Amerikës Latine.