KRYEFAQJA » LAJME » Brazil: Ka vdekur Joao Havelange, ish-presidenti i FIFA-s
Brazil: Ka vdekur Joao Havelange, ish-presidenti i FIFA-s
EPA/MARCELO SAYAO

Brazil: Ka vdekur Joao Havelange, ish-presidenti i FIFA-s

Ka vdekur sot në mëngjes, sipas orës braziliane, ish-presidenti i FIFA-s Joao Havelange. Kishte mbushur 100 vjeç me 8 maj 2016 dhe që nga korriku ishte i shtruar në spitalin Samaritano në Botafogo lagje në jug të Rio de Zhaneiros, për probleme në frymëmarrje.

Vdekja e Havelange ishte lajmëruar nga SportTV gjatë një programi që i kushtohej Olimpiadës së Rios. Havelange ka qënë për 24 vjet president i FIFA-s nga viti 1974 deri në vitin 1998. Havelange ka qënë edhe anëtar i CIO-s, por e humbi këtë detyrë, sëbashku edhe me atë të presidentit të nderit të FIFA-s, kur filluan të dalin skandalet dhe çështjet e korrupsionit në federatën ndërkombëtare të futbollit. Si president i Federatës Braziliane të Futbollit ka fituar tre kampionate botërore, 1958, 1962 dhe 1970.