KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, ministri i antikorrupsionit devijon hetimin mbi kompaninë shtetërore të naftës Petrobras
petrogras

Brazil, ministri i antikorrupsionit devijon hetimin mbi kompaninë shtetërore të naftës Petrobras

Ministri i antikorrupsionit në qeverinë e përkohshme braziliane ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një regjistrimi që tregon se ai ishte përpjekur për të devijuar një hetim mbi kompaninë shtetërore të naftës Petrobras. Fabiano Silveira, është i dyti ministër i qeverisë aktuale që jep dorëhehqjen, një javë pasi ministri i planifikimit la postin e tij pas publikimit të një regjistrimi të ngjashëm. Zoti Silveira u justifikua se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Të dy ministrat ishin emëruar nga presidenti i përkohshëm Mikel Temer, i cili zëvendësoi Dilma Rusef, pasi ajo u pezullua nga Senati, për t’i hapur rrugë gjykimit të saj për manipulim të shifrave buxhetore para se të rizgjidhej në këtë post në vitin 2014. Rusef ka deklaruar se proçesi gjyqësor ndaj saj ishte projektuar për të ndalur hetimin e Petrobras. Në regjistrimin e publikuar në televizion, ish-ministri i antikorrupsionit këshillonte kreun e Senatit dhe një ish-senator se si të shmangnin hetimet nga prokurorët. Ai gjithashtu kritikonte hetuesit e çështjes Petrobras, ku janë përfshirë një numër i madh zyrtarësh.