KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, Presidenti i përkohshëm kërkon besimin e popullit
temmer

Brazil, Presidenti i përkohshëm kërkon besimin e popullit

Michel Temer, presidenti i përkohshëm i Brazilit, në fjalimin e parë drejtuar kombit, tha se do të punojë për të rimëkëmbur ekonominë më të madhe të Amerikës Latine dhe se do të kërkojë dialog në vendin e përçarë. Pas ceremonisë së betimit, ish-zëvendëspresidenti, i cili pasoi Dilma Rusefin pasi Senati votoi për nisjen e procedurave penale kundër saj, i kërkoi popullit të kishte më shumë besim. Presidenti zgjodhi një kabinet të ri pro biznesit, ku përfshihet edhe ish-shefi i Bankës Qendrore, Henrique Meirelles, i cili do të jetë në postin e ministrit të Financave. Në fjalën e tij, ai e vuri theksin tek rigjallërimi i ekonomisë. Lideri i ri shtoi gjithashtu se do të mbështeste hetimet për korrupsion kundër kompanisë shtetërore të naftës Petrobras, një skandal ky ku janë përfshirë shumë politikanë e zyrtarë të lartë. Rusef e denoncoi pezullimin e saj si farsë dhe sabotim.