KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazil, Senati pezullon presidenten
rouseff

Brazil, Senati pezullon presidenten

Në Brazil Senati vendosi të pezullojë presidenten e vendit Dilma Rusef pasi duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzat që rëndojnë ndaj saj. Kryetarja e shtetit akuzohet se ka manipuluar të dhënat financiare për të fshehur borxhin publik në rritje, e ndodhur kjo në prag të rizgjedhjes së saj në vitin 2014, akuzë të cilën ajo e mohon. Pas një seance që zgjati rreth 20 orë senatorët votuan shkarkimin e saj. Rousseff do të pezullohet automatikisht nga detyra brenda 180 ditesh që do të thotë se do të largohet gjatë lojrave olimpike që nisin më 5 gusht. Në prag të votimit, presidentja luajti kartën e fundit të saj, duke i kërkuar Gjykatës Supreme që të bllokojë procedimin ndaj saj, duke cituar një seri parregullsish. Pritet që 68-vjeçarja të zëvendësohet nga zv/presidenti Michel Temer derisa te zhvillohet gjyqi i Rusef.