KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brazilianët protestuan kundër presidentes Rusef dhe ish-presidentit da Silva
Brazilianët protestuan kundër presidentes Dilma Ruses dhe ish-presidentit Luiz Inasio da Silva

Brazilianët protestuan kundër presidentes Rusef dhe ish-presidentit da Silva

Qytetet më të mëdha të Brazilit u përfshinë nga protesta masive pas lajmërimit të presidentes Dilma Rusef se emëron ish presidentin Luiz Injacio da Silva si shef të stafit të saj. Levizjë e bërë me qëllim mbrojtjen e ish kreut të shtetit nga akuzat për korrupsion, i ka indinjuar qytetarët ndërsa i ka vënë në rrezik edhe presidencën vetë Rusefit, mbi të cilën rëndojnë akuza të tjera për korrupsion. “Largohu, largohu” thirrën demonstruesit. Benzinë zjarrit i hodhi edhe bërja publike e një bisedë telefonike mes dy politikanëve ku ata shqyrtonin mënyrat si të ndikonin mbi prokurorët dhe gjykatat në favor të ish presidentit të akuzuar. Biseda e regjistruar telefonike bëri që me zërat e protestuesve të bashkohen edhe mjaft deputetë që kërkojnë dorëheqjen e kryetares së shtetit.