KRYEFAQJA » LAJME » Bregdeti i Durrësit dhe ujrat e Adriatikut këtë vit janë më të pastër
Durresi Plazhi

Bregdeti i Durrësit dhe ujrat e Adriatikut këtë vit janë më të pastër

Bregdeti i Durrësit dhe ujrat e Adriatikut këtë vit janë më të pastër dhe sipas specialistëve nuk ka gjasa që të përsëriten rreziqet shëndetësore të viteve të kaluara, që shkaktoheshin nga ndotja. Zyrtarë të drejtorisë së higjenës në qytetin e Durrësit, pas analizave të kryera në zona të ndryshme të bregdetit, kanë dalë në përfundim shkencor, se parametrat e ndotjes janë shmangur totalisht dhe situata tashmë është normale. Faktorët që kanë ndikuar në këtë situatë sipas tyre, janë investimet e kryera në sistemimin e ujërave të zeza.

Durrësi ka një vijë bregdetare prej 62 km, nga Gjiri i Lalëzit deri në kufi me Golemin, tek përroi i Agait. Në këtë vijë bregdetare ka disa faktorë që shkaktojnë ende edhe sot një ndotje të konsiderueshme, siç është lumi Ishëm, një nga lumenjtë më të ndotur në vend, lumi Erzen si dhe kanali i hapur i Fushë Draçit.