KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bregu Perëndimor, dënohen thirrjet për të helmuar ujin në tokat palestineze
Bregu Perëndimor, dënohen thirrjet për të helmuar ujin në tokat palestineze

Bregu Perëndimor, dënohen thirrjet për të helmuar ujin në tokat palestineze

Organizata të shumta palestineze, izraelite, por edhe të huaja, kanë dënuar ashpër thirrjen e një rabini i cili u kërkoi kolonëve hebrej të helmojnë ujin në tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Rabini Shlomo Mima, kryesues në Këshillin e Rabinëve në Bregun Perëndimor, e lëshoi deklaratën në formën e një “mendimi këshillëdhënës” duke u kërkuar kolonëve ta helmojnë ujin në vendbanimet dhe qytetet ku jetojnë palestinezët. Sipas organizatës izraelite “Thyeje heshtjen”, e cila është kundër pushtimit, thirrja për helmim të ujit është thirrje për vrasjen e palestinezëve. “Thirrjet e tilla dëshmojnë se Izraeli nuk është partner i duhur për paqe. Edhe më herët ka pasur thirrje të rabinëve për konfiskim të tokës së palestinezëve dhe shkatërrimin e pronës së tyre”, thuhet në deklarate. Edhe faktori ndërkombëtar i ka dënuar komentet e rabinit duke i quajtur të papërshtashme dhe të papranueshme.