KRYEFAQJA » LAJME » Brenda vitit gati planet vendore për 31 Bashki
eglantina gjermeni

Brenda vitit gati planet vendore për 31 Bashki

31 bashki të vendit do të kenë brenda këtij viti planet e përgjithshme vendore. Kjo u deklarua nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një takimi me donatorët, ku kërkoi mbështetje edhe për hartimin e planeve vendore të Bashkive të tjera. Brenda këtij viti 31 nga 61 bashkitë e vendit do të kenë planet e përgjithshme vendore për 15 vitet e ardhshme. Gjatë një takimi me donatorët Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se vendi po hyn në një faze të re, ku nevojitet edhe mbështetja e donatorëve. Për 30 Bashki ende nuk janë identifikuar burime financime për planet e përgjithshme vendore. Ndërkohë bashkia e Tiranës pak ditë më parë zhvilloi degjesën e parë publike për planin e saj vendor. Për kryebashkiakun e Tiranës ky proces i gjatë kërkon edhe mbështetje financiare. Nga 31 bashkitë që do të kenë brenda vitit planet e tyre vendore, 5 mbështeten nga Usaid, Lushnja, Berati, Elbasani, Kuçova dhe Fieri.