KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brenën: Vrasja e Bin Ladenit, impakt në luftën kundër Al-Kaedës

Brenën: Vrasja e Bin Ladenit, impakt në luftën kundër Al-Kaedës

Pesë vjet pas vrasjes së ish-liderit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden, shefi i CIA-s, Xhon Brenën u shpreh se eleminimi i kreut të shtetit islamik do të kishte një impakt të madh në luftën kundër këtij grupimi terrorist. Ndërsa agjencia që ai drejton publikoi dje në twitter ngjarjet që ndodhën pesë vite më parë të cilat çuan në eleminimin e Bin Laden, drejtori i agjensisë amerikane të inteligjencës paralajmëroi se Al Kaeda mbetet akoma një kërcënim dhe që ISIS nuk është thjeshtë një organizatë, por një fenomen. “Ne kemi shkatërruar një pjesë të mirë të Al Kaedës, por ajo nuk është eleminuar plotësisht. Kështu që na duhet të qëndrojmë të përqëndruar mbi çfarë mund të bëjë pjesa e mbetur e organizatës”, tha Brenën gjatë një interviste për një emision të televizionit EnBiSi. Kreu i shërbimit inteligjent amerikan theksoi se  sfida e CIA-s për vitet e ardhshme është fenomeni i ISIS.  Sipas tij,  eleminimi i kreut të ISIS AL-Badgadi, do të  çonte në shkatërrimin e këtij grupimi. Ai theksoi se  ISIS nuk ndodhet vetëm në Siri apo Irak, por edhe në Libi, Nigeri dhe vende të tjera. “E dime që ISIS po përpiqet të ndërmarrë sulme në Europë dhe në pjesë të tjera të globit. Dhe ne po punojmë ngushtësisht me partnerët tanë europianë”, deklaroi ai.