KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit, 3 milion persona nënshkruajnë peticion për një referendum të dytë
referendum i dyte, brexit, 3 milione nenshkrues

Brexit, 3 milion persona nënshkruajnë peticion për një referendum të dytë

Numri i personave që kanë nënshkruar peticionin për zhvillimin e një referendumi të dytë për qëndrimin e Britanisë në BE ka kaluar shifrën e 3 milionëve. Ky peticion ka dhe numrin më të madh të firmave të dhëna ndonjëherë për një peticion të publikuar në websajtin parlamentar te Mbretërise së Bashkuar, ndërsa duhen vetëm 100 mijë firma që parlamenti ta konsiderojë atë për shqyrtim. Një zëdhënëse e parlamentit britanik tha se peticioni u krijua në datën 24 maj, dhe ne të kishte 22 firma që në momentin kur u shpall rezultati i referendumit.