KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit: Blair, shërben një burrë shteti serioz
Brexit: Blair, shërben një burrë shteti serioz

Brexit: Blair, shërben një burrë shteti serioz

“Duhet një burrë shteti serioz për bisedimet rreth Brexit”. Kjo është fjala e Tony Blair që në një artikull në gazetën Telegraph bën profilin e kryetarit që duhet të drejtojë Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Europian. Në ndërhyerjen e tij, që sipas gazetës kondervatore do të interpretohej si një “kandidaturë” për të patur një rol në bisedime, ish-kryeministri shkruan se “një ministër pro Brexit dhe euroskeptik, duke iu referuar Michael Gove, nuk është një zgjedhje “e zgjuar”.

“Do të jenë bisedime jashtëzakonisht të ndërlikuara, plot kurtha në çdo hap”, nënvizon Blair duke shpjeguar që “është vendimtare që të arrijmë të kuptojmë psikologjinë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian”. “Vendi ynë është në rrezik, përfundon ish-kryeministri i cili beson në një Europë të bashkuar, për ta kaluar këtë çast kemi nevojë për politika të pjekura. Duhet të ecim me kujdes, pjekuri dhe pa armiqësi, sepse në lojë është e ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar”.