KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit: Dhoma e Lordëve mund ta bllokojë
Brexit: Dhoma e Lordëve mund ta bllokojë
EPA/ANDY RAIN

Brexit: Dhoma e Lordëve mund ta bllokojë

Dhoma e Lordëve mundet ta vonojë ose ta bllokojë Brexit. Këtë e ka thënë për Times një pjesëtare e kësaj Dhome, baronesha konservatore Patience Wheatcroft, sipas së cilës nëse Parlamenti do të thoshte fjalën e vet rreth nenit 50 të Traktatit, që i hap rrugë daljes së vendit nga Bashkimi Europian, mundet që me një maxhorancë të asamblesë që nuk zgjedh ta zgjasë kohën e daljes nga BE ose t’i hapë rrugë një referendumi të dytë.

Kjo hipoteze duhet të verifikohet, pasi qeveria mundet të jetë në gjendje që ta fillojë procesin e ndarjes nga Brukseli pa e kaluar për autorizim në Parlament. Këtë do ta vendosë në vjeshtë Gjykata e Lartë e Londrës.