KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit, Junker dhe Tusk me pasoja të rrezikshme për BE dhe Britaninë
Brexit

Brexit, Junker dhe Tusk me pasoja të rrezikshme për BE dhe Britaninë

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klond Junker u shpreh sot se votuesit britanikë duhet të këshillohen që të kundërshtojnë daljen e vendit nga Bashkimi Europian në referendumin e 23 qershorit. Duke folur gjatë forumit ekonomik të Shën Pertersburgut, Junker tha se largimi britanik nga blloku europian do t’i hapte rrugë një periudhe pasigurie globale, dhe një gjë e tille duhet shmangur. Megjithatë, Junker nuk mendon se Bashkimi Europian do të “rrezikojë të vdesë”, siç u shpreh ai, nëse Britania largohet, por e mira për të dyja palët është që kjo e fundit të qëndrojë. Të njëjtit qëndrim i është bashkuar edhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili gjatë një vizite në Finlandë, tha se si BE, ashtu dhe Britania do të ishin më të dobëta nëse votuesit miratojnë daljen nga blloku. “E di që është shumë e vështirë të jesh optimist për momentin”, u shpreh Tusk duke iu referuar referendumit të javës së ardhshme. Rezultatet e Breksit do të jenë të rrezikshme për Britaninë dhe për pjesën tjetër të Europës, theksoi ai. Presidenti i Këshillit Europian gjithashtu paralajmëroi një periudhë të gjatë pasigurie në marrëdhëniet e BE-së me Britaninë, nëse kjo e fundit del nga blloku.