KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Brexit”, Kameron: Rënie ekonomie, investimesh e shpenzimesh sociale nëse vend lë BE-në
comp-david-cameron-eu-uk

“Brexit”, Kameron: Rënie ekonomie, investimesh e shpenzimesh sociale nëse vend lë BE-në

Kryeministri britanik, David Cameron paralajmëroi kundër një “dekade të humbur” në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian. Duke folur mengjesin e sotem per BBC-ne, Cameron deklaroi se “Rezultati do të jetë një dekadë e humbur për Britaninë e Madhe, në fushën e rritjes ekonomike, investimeve, shpenzimeve sociale nëse britanikët zgjedhin opsionin Brexit në referendumin e 23 qershorit”. “Do të kemi një dekadë pasigurie në të cilën duhet rinegociuar kontrata tregtare me BE-në, që do të përthithë energjinë e qeverisë dhe të vendit tonë”, shtoi ai në një emision politik . Ndërsa mesatarja e sondazheve të fundit i vendos kampet “brenda” dhe “jashtë” BE-së në një rezultat mjaft të ngushtë, kreu i qeverisë u kërkoi shtetasve të votojnë pro qëndrimit në BE. Përfaqësuesi kryesor i kampit pro daljes nga BE-ja dhe kreu i partisë eurofobe Ukip, Nigel Farazh nga pikëpamja e kundërt vlerësoi se i duhet dhënë fund këtij projekti të dështuar.