KRYEFAQJA » LAJME » “Brexit” rreziku i së ardhmes?!
Othon Anastasakis

“Brexit” rreziku i së ardhmes?!

Profesor Othon Anastasakis në universitetin e Oxfordit, në një intervistë eksluzive për TVSH thotë se gjithë energjia e familjes europiane duhet të përqëndrohet në një pikë : “Brexit” të mos shndërrohet në shembull për vende të tjera.

Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga vendimi historik i britanisë për të dalë nga BE, profesor Anastasakis e ka të vështirë të vlerësoje se çfarë do të sjell “Brexit” në të ardhmen e afërt.

Por ai shton se vendet e ballkanit perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë mund të përfitojnë nga “brexit” .

Sa i përket impaktit ekonomik, institucione të ndryshme financiare kanë vlerësuar se dalja e britanisë nga BE nuk sjell pasoja direkte për ekonominë shqiptare pasi ekspozimi është i ulët.