KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Briken Calja ngjitet në vendin e 5-të
EPA/LARRY W. SMITH

Rio 2016: Briken Calja ngjitet në vendin e 5-të

Briken Calja ngjitet në vendin e pestë në renditjen përgjithshme të peshës 69 kg në Lojërat Olimpike Rio 2016. Kjo për faktin se peshëngritësi nga Kirgistani, Izat Artykov, i cili u rendit i treti në këtë kategori ka rezultuar pozitiv në testin antidoping, pasi kishte përdorur substancën Strishinë, një stilmulues. Ky përbën kështu edhe rastin e parë me doping në këtë olimpiadë. Gjykata e Abritrazhit Sportiv e ka skualifikuar menjëherë sportistin duke i hequr edhe medaljen e bronxtë, e cila i kalon tashmë kolumbianit Lozano. Nga kjo lëvizje ka përfituar edhe peshëngritësi shqiptar, Briken Calja i cili edhe pse e kishte përfunduar garën në vendin e 6-të tashmë ngjitet në të pestin. Një rezultat mjaft i mirë ky për peshëngritjen shqiptare dhe vetë sportin tonë në këtë olimpiadë.