KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, Cameron: Dalja e vendit nga BE, opsion vetëshkatërrimi
cameron

Britani, Cameron: Dalja e vendit nga BE, opsion vetëshkatërrimi

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar se vendi i tij do të futet në reçesion, nëse voton për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e 23 qershorit. Sipas Cameron, braktisja e bllokut 28-anëtarësh do të ishte opsion i vetëshkatërrimit për Britaninë. Ai i bëri këto komente pasi Thesari i Britanisë publikoi një analizë, e cila paralajmëron reçesion të gjatë dhe humbje të mbi 800.000 vendeve të punës, nëse Britania del nga BE-ja. Sipas kësaj analize, dalja nga BE-ja do të ulë edhe çmimet e shtëpive me 10 dhe 18 % dhe do të çojë në më shumë huamarrje publike. Jan Dunkan Smith, i cili udhëheq fushatën për dalje nga BE-ja, ka thënë se analiza është thellësisht e njëanshme.