KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, Crab, kandidati i parë për të zëvendësuar Cameron
Stephen-Crabb

Britani, Crab, kandidati i parë për të zëvendësuar Cameron

Kandidati i parë i vetëdeklaruar për të zëvendësuar kryeministrin britanik, David Cameron është Stephen Crabb, i cili e ka deklaruar si prioritet të tij rikthimin e kontrollit mbi politikat e imigracionit. Crabb, sekretari aktual për punë dhe pensione në qeverinë që udhëhiqet nga Cameron, e ka përkrahur mbetjen në BE të Britanisë në referendumin e 23 qershorit, gjatë të cilit britanikët megjithatë votuan për të dalë nga blloku evropian. Pas BREXIT, Cameron ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryeministrit në muajin shtator. Crabb e ka hedhur poshtë mundësinë për një referendim të dytë, duke thënë se qëndrimi i popullit britanik ka qenë i qartë më 23 qershor. “Dua të udhëheqë një qeveri e cila do të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja”, ka thënë Crabb në një opinion të tij të publikuar në gazetën “Daily Telegraph”, ku edhe e ka bërë të ditur dëshirën që të pasojë Cameron. Megjithatë, gjasat më të mëdha sipas mediave britanike i ka ish-kryetari i Bashkisë i Londrës, Boris Johnson, i cili ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja.