KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, Hamond përkrah May për kryeministren e vendit
may'

Britani e Madhe, Hamond përkrah May për kryeministren e vendit

Ministri i jashtëm britanik, Filip Hammond ka dalë në përkrahje të kandidaturës së Theresa May për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e vendit, duke thënë se ajo mbart një dozë pragmatizmi që do ofronte divorcin më të mirë të Britanisë me Bashkimin Evropian. May, politikanja që ka shërbyer më gjatë si ministre e Brendshme, ka mundësitë më të mëdha të zëvendësojë David Cameron. Cameron dha dorëheqjen pas referendumit të 23 qershorit kur britanikët votuan që vendi i tyre të dalë nga BE-ja. Rivalët e May janë Andrea Leadsom dhe Michael Gove, të dy zyrtarë që kanë bërë fushatë për largimin e Britanisë nga BE-ja.